Rreth nesh


“Qendra e Gruas”
është një nga klinikat më të avancuara të kësaj strukture. Me gamën e plotë të shërbimeve ndërhyrjeve kirurgjikale, monitorim i shtatzënisë dhe trajtim të fertilitetit, kjo qendër është e vetmja në llojin e vet dhe në cilësinë e shërbimit që ofron. Në Departamentin e shëndetit të gruas dhe lndjeve që prej themelimit të Spitalit Amerikan të gjitha problemet gjinekologjike, tumoret e organeve riprodhuese të gruas, çrregullimet e menopauzës, ndjekja normale e shtatzënisë, ndjekia e shtatzënive me rrezik të shtuar etj.

Personel profesionist dhe me përvojë në fushën e shëndetit të gruas
dhe fekondimit in-vitro

Spitali Amerikan, Departamenti i Obstetrikë-Gjinekologjisë ofron shërbime nga një ekip i suksesshëm i specializuar dhe me mjete të teknologjisë më të fundit.

Në vend të metodave të zakonshme e klasike të trajtimit, pacientët iu nënshtrohen trajtimit vetjak, që përcaktohet në bazë të rezultateve të një sërë analizave të hollësishme të kryera nga Shërbimi i Obstetrikë-Gjinekologjisë.

Klinika është e pajisur me mjetet e teknologjisë më të fundit e të përparuar, me qëllim që të gjejë zgjidhje për nevojat e pacientëve. Që prej fillimit të shtatzanisë dhe deri në lindje, në klinikë kryhen të gjitha proceset e analizave, vizitave dhe trajtimeve nga mjekët, infermieret dhe personeli ynë profesionist e i specializuar.

Duke pasur një gamë të gjerë njohurish dhe përvoje në trajtimin e sterilitetit, ekipi ynë profesionist ka siguruar mjetet e teknologjisë së fundit, me qëllim rritjen e shkallës së suksesit.

Shërbimet e Obstetrikës

Të bëhemi së bashku dëshmitarë të rritjes së foshnjës suaj!

Pasi mësohet shtatzania, sigurimi i vazhdimit të kësaj shtatëzanie në kushte normale dhe një lindje e shëndetshme kanë lidhje me kujdesin mjekësor dhe vizitat e rregullta që kryhen brenda kësaj periudhe.

Është e rëndësishme të vëzhgohet evolucioni dhe ndryshimi fizik dhe, gjithashtu, të kontribuohet pozitivisht në ekuilibrin psikologjik të grave shtatzëna nëpërmjet kontrolleve mujore e vizita periodike.

Ekipi ynë profesionist i Shërbimit të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Spitalin Amerikan ka një gamë të gjerë njohurish dhe përvoje për t’ju siguruar një periudhë shtatzanie të lumtur e të shëndetshme nëpërmjet kontrolleve mujore. Ne duam të qëndrojmë me ju jo vetëm gjatë procesit të ndjekjes së shtatzanisë, por edhe gjatë lindjes, si edhe t’ju tregojmë anëtarin e ri të familjes suaj.

Shërbimet obstetrike:

  • SHTATZANIA
  • Kontroll obstetrik dhe Ultrasonografi
  • Ultrasonografia Doppler
  • Ekokardiografia fetale
  • Ekzaminimi I tremujorit të parë
  • Ekzaminimi I tremujorit të dytë
  • Ekografi 2D,3D,4D
  • Biopsia e vileve koriale (CVS)
  • Amniocenteza
  • Kordocenteza
  • Reduktimi multifetal
  • Testi Antenatal
  • Lindja



Shërbimet e Gjinekologjisë

Shëndeti juaj është i rëndësishëm për ne!

Është shumë e rëndësishme që kontrollet gjinekologjike të zbulojnëprobleme shëndetësore dhe sëmundje ekzistuese ose të mundshme, nëmënyrë që të fillojë mjekimi i duhur përpara sesa të prekeni prej tyre.

Mjekët dhe personeli i specializuar i KlinikësObstetrike-Gjinekologjike mjekojnë kryesisht ata pacientë që paraqitennë klinikë me mioma, ciste të ndryshme, gjakrrjedhje pa shkak për njëkohë të gjatë dhe probleme shëndetësore të ngjashme. Në rast se mjekiminuk është efektiv, trajtimi kryhet me metoda të ndryshme kirurgjike,duke filluar së pari me kirurgjinë endoskopike.

Shërbime gjinekologjike:

  • GJINEKOLOGJI
  • Ekzaminimi gjinekologjik vjetor
  • Administrimi dhe informimi për kontraceptivës
  • Planifikimi familjar
  • Urgjencat gjinekologjike
  • Gjinekologjia pediatrike dhe për adoleshentët
  • Gjinekologjia urologjike
  • Endokrinologjia gjinekologjike
  • Menopauza
  • Çrregullimet menstruale
  • Sindroma e cisteve të shumëfishta në vezore
  • Endometriozë
  • Onkologji gjinekologjike
  • Operacione gjinekologjike

Operacione endoskopike

  • Laparoskopi
  • Histeroskopi

Trajtime:

  • Çrregullime të ciklit menstrual
  • Çrregullime gjatë menopauzës
  • Masa tumorale të organeve gjenitale
  • Çrregullime të sekrecioneve vaginale
  • Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme



  • Dr. Shk. Denisa Bajraktari (Hajderi)
    Obstetër Gjinekolog

  • Dr. Ana Sula
    Obstetër Gjinekolog

  • Dr. Ibrime Mata
    Obstetër Gjinekolog

  • Dr. Juxhin Gjoshe
    Obstetër Gjinekolog

  • Dr. Vezir Tena
    Obstetër Gjinekolog

  • Dr. Ilda Çikopana
    Obstetër Gjinekolog

  • Dr. Alban Haxhi
    Obstetër Gjinekolog

  • Dr. Sidorela Progja
    Obstetër Gjinekolog

“Qendra e Gruas” Spitali Amerikan 3

është një nga klinikat më të avancuara të kësaj strukture. Me gamën e plotë të shërbimevendërhyrjeve kirurgjikale, monitorim i shtatzënisë dhe trajtim të fertilitetit,kjo qendër është e vetmja në llojin e vet dhe në cilësinë e shërbimit që ofron.Në Departamentin e shëndetit të gruas dhe lndjeve që prej themelimit tëSpitalit Amerikan të gjitha problemet gjinekologjike, tumoret e organeveriprodhuese të gruas, çrregullimet e menopauzës, ndjekja normale e shtatzënisë,ndjekia e shtatzënive me rrezik të shtuar etj.